VIDEO/ Futbolli ukrainas nuk gjen qetësi, alarmi për sulmet ruse ndërpret ndeshjen

0
70

Futbolli ukrainas nuk gjen qetësi. Sfida e javës së parë të elitës së futbollit ukrainas mes Rukh Lviv dhe Metalist Kharkiv është ndërprerë, për shkak të sirenave ajrore.

Alarmi në Lviv që sinjalizon sulme nga Rusia, ka bërë që të gjithë të pranishmit të ishin të detyruar të strehoheshin në vendet e vendosura si të sigurta.

Në Ukrainë tashmë ka dhe lojtarë shqiptar që janë transferuar. Kujtojmë se për skuadrën ukrainase të Vorskla Poltavës, nga Tirana janë afruar Totre, Seferi dhe Toli.

Ndeshjet po zhvillohen në procedura të rrepta. Dy herë u ndërpre sot takimi në fjalë që filloi në orën 14:00. Fillimisht ndodhi në minutën e 43-të. Sfida ishte 1 me 2 për Metalist Kharkiv kur ndaloi sërish, ndërsa tashmë ka rifilluar dhe po luhet minuta e 80’.

 

/f.a/abcnews.al