Video/ Kujdes me parkimet e gabuara në Elbasan! Makina inteligjente e policisë “nuk fal”

0
1716

Prej disa ditësh policia e Elbasanit ka shtuar kontrollet në akset rrugore në kuadër të zbatimit të masave të marra për festat e fundvitit. Veç efektivëve të policisë në akset rrugore është edhe makina inteligjente e cila fotografon automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar apo ato që kryejnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm me lëvizjen dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të mos krijojne situata në rrugë./Elbasani flash