VIDEO/ “Makth i zjarrtë” në Greqi, flakët “përpijnë” çfarë u del para

0
115

Zjarrfikësit grekë kanë bërë betejë me flakët e zjarrit gjatë gjithë mbrëmjes së kaluar në zona të ndryshme në afërsi të Athinës.

Zjarret e mëdha kanë shpërthyer në Kranidi, Itea dhe Argolidha.

Sipas zjarrfikësve, disa vatra zjarri janë ende aktive, por deri më tani nuk raportohet për ndonjë rrezik të mundshëm për ndonjë vendbanim.

Ndërkohë sot do të bëhen vlerësim i parë për dëmet materiale që u shkaktuan në hotelin, në Kranidi i cili u shkrumbua mbrëmë nga flakët e zjarrit.

Zjarri në Kranidi nisi dje në orën 19:24, në një vendgrumbullim me inerte ndërtimi, vetëm 100 metra larg nga hoteli që u shkrumbua.

Zjarri në Itea është vënë nën kontroll, me zjarrfikësit që kanë luftuar gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit./abcnews.al/