VIDEO/ Një merimangë bën “homazhe” mbi arkëmortin e Mbretëreshës Elizabeth, ecën mbi shënimin e Mbretit Charles

0
63

E gjithë vëmendja e mediave botërore sot është drejtuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi po kryhen homazhet e fundit në nder të Mbretëreshës Elizabeth II, e cila sot do të prehet përgjithmonë në kështjellën e Winsdor.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një merimangë, e cila është filmuar duke ecur mbi shënimin e lënë nga Mbreti Charles III, e cila ndodhej mbi arkëmortin ku ndodhet trupi i Mbretëreshës.

 

“Merimanga më e famshme në botë”, ka qenë komenti i një përdoruesi të rrjeteve sociale ndërsa mediat britanike nuk kanë mundur të mos komentojnë ngjarjen konkrete.