VIDEO/ Protestuesja e veshur me ngjyrat e Ukrainës, lahet me “gjak” në Kanë

0
44

Një grua u shfaq në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë  e veshur me një fustan në ngjyrat e flamurit të Ukrainës. Gruaja e paidentifikuar ka pozuar para kamerave dhe ka nxjerrë nga gjoksi dy qese me bojë të kuqe, duke u mbuluar e gjitha me bojë.

 

Në një shfaqje të dukshme mbështetjeje për Ukrainën, e reja u mbulua me bojë në premierën e filmit Acid të Just Philippot.

Demonstrata u mbajt pas një deklarate të Volodymyr Zelensky i cili e krahasoi shkatërrimin e dhunshëm të zonave të Ukrainës nga rusët me shkatërrimin që ndodhi në Hiroshima.