VIDEO/ Të rinj të maskuar dhe armatosur, video që po bën xhiron e rrjeteve sociale: Kosova është Serbi

0
83

Një video po qarkullon në rrjetet sociale sociale, ku shihen disa persona të maskuar në veri të Kosovës.

Në pamjet shihen personat e maskuar dhe të armatosur pranë veturës me targa “KM” , teksa dëgjohen edhe të shtëna me armë, ata bërtasin, duke thënë se janë kthyer.

Në vidoe madje dëgjohen duke thënë “Kosova është Serbi, Krime është Rusi”, dhe më pas dëgjohen breshëri të shtënash.

Video është publikuar këtë të shtunë pas zhvillimeve në pjesën Veriore të Kosovës, megjithatë nuk dihet nëse ajo është aktuale apo xhirim i vjetër i vitit 2014.