Vija bregdetare një nga shtyllat e forta të zhvillimit të vendit

0
239

Masterplani i zonës së bregdetit do të bëjë që plazhi të mos ketë vetëm detin dhe rërën, por t’i hapë rrugë dhe zhvillimit të shumë aktiviteteve të tjera, duke e kthyer vijën tonë bregdetare të konkurueshme me simotrat e saj europiane.

Kështu theksoi sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në dëgjesën publike me grupet e interesit të zhvilluar në Spille.

“Një pasuri e madhe që nuk mund të lihet të zhvillohet papasur plane të menaxhuara saktë të pa ndërtuara të cilat i afrohen standardit të menaxhimit të kohës. Ne nuk mund të pranojmë që vija bregdetare shqiptare të vazhdojë të shikohet si një aksesor i ekonomisë sociale, vija bregdetare shqiptare do të jetë një nga shtyllat e forta të zhvillimit të ekonomisë së vendit”, – tha Klosi.

Tashmë, vijoi Klosi, në diskutimin qeveritar e më pas në parlament do të kemi Ligjin e ri për kontrollin e vijës bregdetare, ligji i ri i cili nuk do të duhet të bie ndesh me interesat e zhvillimit, por duhet të ruaj në mënyrë sa më të plotë një ekulibër të qëndrueshëm ndërmjet kërkesës edhe mundësisë për zhvillim jo vetëm në Spille, jo vetëm në plazhin e Rrogozhinës, Kavajës, por gjithë Shqipërisë.

“Pra të kemi zhvillim për të bërë turizëm por edhe të ruajmë pasurinë tonë të madhe kombëtare që kemi, të ruajmë natyrën”, tha Klosi.

Ligji i ri menaxhimit të vijës bregdetare është një ligj, i cili kërkon të ruajë në mënyrë shumë strikte edhe fanatike, vijën bregdetare, e cila është një pasuri e madhe në të cilën nuk do të lejohen ndërtime dhe zhvillime të pa kontrolluara të bizneseve.

“Na duhet ta shohim këtë breg, këtë hapësirë më varka, shumë më tepër jahte, mjete lundruese. Ligji i ri do të përcaktojë rregullat e turizmit detar, të ketë mundësi që të afrojë biznes shumë më tepër në det, por njëkohësisht të kujdesemi shumë më mirë për tokën. Pra ligi i ri dhe plani i ri zhvillimor që ne do të bëjmë për këtë zonë do tu japim mundësi atyre që duan të bëjnë biznes të vërtet përsa i përket zhvillimeve të zonës së Spilles dhe në gjithë zonën”, – tha Klosi.

Kjo është vetëm një dëgjesë e parë e Masterplanit të zonës së bregdetit, e cila do të vazhdojë dhe në zonat e tjera bregdetare.