Vijon i nxehti afrikan në vendin tonë, temperatura më të larta se një ditë më parë

0
22

Temperaturat në vendin tonë për këtë të mërkurë parashikohen të jenë më të larta se një ditë më parë.

Teksa i nxehti afrikan vijon, pritet që gjatë ditës së sotme vlerat maksimale të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Moti do të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës, ndërsa vetëm gjatë pasdites në zonat malore do të ketë kalim të vranësirave.

Vlerat minimale ditën e sotme janë regjistruar 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h, duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.

 

Top Channel