Në pediatrinë e Elbasanit këtë fundgushti ka pasur fluks vizitash.
Mjekët thonë se gjatë një ditë në spital paraqiten me shqetësime rreth 100 fëmijë.
“Nga 70 vizita në ditë kemi arritur në 100 vizita dhe ka 27 fëmijë të shtruar që janë aktualisht në spital, ndërsa fëmijët që marrin mjekim ambulatory në këtë javë është 40-50 fëmijë”, ka thënë mjekja Palloshi.
Irena Palloshi, Shefe e Shërbimit të pediatrisë tregon shkaqet e fluksit por edhe simptomat që shfaqin të vegjlit.
“Fëmijët me bark dhe të vjella janë dhe rastet më të shpeshta”, ka thënë ajo
Mjekët këshillojnë prindërit për kujdes të shtuar ndaj të fëmijëve. Sugjerojne ushqime të pëgatitura në shtëpi dhe sa më shumë pije.
Për të shmangur dyndjen në spitale mjekët u bëjnë thirrje prindërve që të mos i drejtohen urgjencës që në ditët e para por vetëm në rastet kur temperatura është agresive dhe zgjat për më shumë se tri ditë.