Viti 2020/ Ronaldon e duan më shumë se Mesi dhe Tramp, por më pak se Xheki Çan

0
209

Së fundmi, “YouGov”, ka publikuar një renditje tejet interesante, për sa i përket personazheve më të admiruar në botë për vitin 2020. Midis tyre janë shumë politikanë, sipërmarrës, por edhe sportistë

 

Leo Mesi dhe sidomos Kristiano Ronaldo nuk mund të mungonin. Portugezi renditet i gjati në renditjen e përgjithshme të njerëzve më të admiruar, por është i pari mes sportistëve.

Rivali i tij i përjetshëm, Leo Mesi, renditet i dyti nga sportistët dhe i 11-i në renditjen e përgjithshme. Pas këtyre të dyve, vjen një ish-sportist i madh, siç është legjenda e basketbollit, Majkëll Xhordan.

I pari renditet ish-presidenti i SHBA, Barak Obama, ndërkohë që e veçanta është se para Ronaldos në renditje qëndron aktori i njohur, Xheki Çan.

PANORAMASPORT.AL