Vizita e sekretarit të OKB-së në Turqi e Rusi, Zelensky: S’ka logjikë, së pari të shihte mizoritë në Ukrainë

0
95

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres do të vizitojë Ankaranë përpara se të shkojë në Moskë javën e ardhshme për të takuar presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas në Ukrainë për bisedime me presidentin Volodymyr Zelensky. Kështu thuhej në një deklaratë të OKB-së të shtunën.

Por presidenti i Ukrainës i shikon këto lëvizje si të palogjikshme. Zelenskyy nuk është dakord me faktin që gjenerali i Sigurisë së OKB-së, të vizitojë Rusinë përpara Ukrainës.

Udhëheqësi ukrainas tha se do të kishte kuptim që Guterres të shihte mizoritë në Ukrainë përpara se të shkonte në Rusi për të bërë pyetje. Zelensky tha gjithashtu se Rusia nuk duhet të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

60 ditë luftë dhe nuk ka shumë shpresa që të marrë fund së shpejti. Presidenti i Ukrainës deklaroi se kanë mbërritur në vend armët që ai kishte kërkuar prej kohësh. Në një kohë që në Mariupol është zbuluar një tjetër varr masiv me më shumë se një mijë të vrarë, shërbimet sekrete britanike deklarojnë se rusët nuk kanë bërë asnjë progres 24 orët e fundit.

Në një kohë që Brukseli punon për sanksione të reja ndaj Rusisë, një burim i Bashkimit Europian parashikon se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare. Mbrëmjen e së premtes presidenti ukrainas Zelensky deklaroi se armët që kishin kërkuar kishin mbërritur. Të martën pritet një takim me Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve aleate për të analizuar situatën ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të jetë në Moskë për t’u takuar me presidentin rus Putin.

/abcnews.al