Dy punonjës të postës në Divjakë janë vënë në prangat e policisë, pasi kanë vjedhur pensionet e qytetarëve duke shpërdoruar detyrën. Bëhet fjalë për një shumë prej 270 mijë lekësh të rinj.
Në Divjakë, gjatë operacionit të koduar “Post office” u arrestuan shtetasit Gëzim Murrizi dhe Endri Llazi
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Post Office”.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier dhe Sektorin Operacional në DVP Fier.
Vodhën lekët e pensioneve të qytetarëve, duke shpërdoruar detyrën dhe duke falsifikuar dokumentet, vihen në pranga 2 punonjës të Zyrës Postare Divjakë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe Sektorin Operacional në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Post Office”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, i shtetasve: E. Ll., 25 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë përgjegjës i Zyrës Postare Divjakë; G. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë punonjës shërbimesh në Zyrën Postare Divjakë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë vjedhur 270.000 lekë të rinj nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale