Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë/ Vajza ‘molla e sherrit”, dëshmia në polici: Isha e lidhur me mikun e autorit të krimit

0
173

18-vjeçari Aurelio Dervishi mbeti viktimë pas një sherri të ndodhur në rreth rrotullimin e Shkozës, mes dy grupe të rinjsh. I riu u godit me thikë sapo doli nga makina, dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital.

Shkak i sherrit mes dy grupeve të të rinjve dyshohet se është bërë një vajzë. Gazetari Ervin Leka tha për “ABC News” se vajza e mitur 16-vjeçare ka dëshmuar se ishte e lidhur me Frensis Shehun, mikun e autorit të vrasjes. Ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes.

Sipas dëshmisë së vajzës të dy grupet jam shkëmbyer në afërsi të Shkozës. Në një moment grupi i 4 autorëve kanë parë se në “Audin” me 5 persona brenda ishte edhe vajza 16-vjecare që ishte në një lidhje me 20 vjeçarin.

Sipas dëshmisë së dy vajzave ata janë ndaluar pasi autorë u kanë bërë me shenjë nga xhami. Në këtë moment ka nisur edhe konflikti fizik. Sipas të gjithë dëshmive të marra asnjë prej tyre nuk ka pranuar se kanë pasur konflikti të mëparshme.

/abcnews.al/