Vrasja e babë e bir në Elbasan/ I arrestuari Klajdi Dokoli: S’I kam njohur kurrë, unë jam i sëmurë

0
1903

Klajdi Dokoli, i njohur ndryshe si miku i fisit Çapja në Elbasan u vu në pranga në nëntor të vitit 2020.

Dokoli është një prej të akuzuarve për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit në Elbasan ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

I riu dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të ‘killerave’ në rolin e informatorit.

Në kohën që ai jetonte në të njëjtën lagje me dy vitkiamt Beqiri, shikonte hyrjet dhe daljet dhe informonte anëtarët e familjes Çapja për lëvizjet e tyre.

Mirëpo së fundmi, Dokoli thotë se nuk i ka njohur kurrë viktimat dhe se nuk e kupton pse është ende në burg.

Klajdi Dokoli:

Në atë kohë isha në shtëpi, isha aksidentuar me motor, nuk e kam njohur kurrë Gentian Beiqirin, vrasjen e ij e kam marrë vesh nga televizori. Nuk kam pasur asnjëherë probleme me drejtësinë. Kam punuar disa herë jashtë në ndërtim. Nuk e kuptoj pse jam këtu, unë jam i sëmurë.