Vrasja e dyfishtë në Lezhë, autori i dyshuar në konflikt prej 6 vitesh me familjen e ish-gruas

0
74

Besnik Pjetri, autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Lezhë mbrëmjen e 29 Gushtit, ishte në konflikt prej 6 vitesh me familjen e ish-gruas së tij.

Korrenspondentja e Klan News, Vera Deda, ka siguruar edhe foton e autorit të dyshuar të ngjarjes. Besnik Pjetri është aktualisht në kërkim nga policia për vrasjen e ish-vjehrrit Pjetër Perjaku dhe ish-kunatit Gent Perjaku.

Besnik Pjetri ishte divorcuar prej 6 vitesh me vajzën e familjes Perjaku, me të cilën ka dy fëmijë. Por gjatë gjithë kësaj kohe ai ka qenë në konflikt me familjarët e ish-gruas.

Ngjarja kulmoi mbrëmjen e djeshme, teksa Besnik Pjetri shkoi në banesën e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku i qëlloi me breshëri arme duke i lënë të vdekur.

Më pas u largua nga vendngjarja. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00.

Viktimat Pjetër dhe Gent Perjaku ishin kthyer nga Italia në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. /tvklan.al