Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore në Elbasan për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur më 21 prill 2021, për të cilën eshte akuzuar Arber Paplekaj. Trupi gjykues nis sot me dëgjimin e dëshmitarëve të parë, ku jane degjuar 5 prej tyre.
Seanca e sotme gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura. Bëhet fjalë për deklarime që dëshmitarët kanë dhënë fillimisht në momente e para sa i takon dinamikës së ngjarjes. Burime thanë se bëhet fjalë Kanë qenë persona që ndodheshin në Elbasan si struktura e mbrojtjes së votës nga radhët e PD. Ata i kanë qëndruar dëshmive të dhëna rreth ngjarjes.
Kujtojmë se prokuroria ka kërkuar të marrë si dëshmitarë në këtë proces 60 persona, përfshi edhe grupin e posacëm që ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Seanca e radhës u shty për më datën 1 shkurt