Vrasja e trefishtë, vëllai i Elena Hysës: Dan Hutra më vrau motrën dhe nusen shtatzënë

0
96

Vëllai i Elena Hysës, një nga qytetaret që u vra nga Dan Hutra, Erjon Hysa është sprehur në emisionin “Uniko” mbi tragjedinë që ka ndodhur në familjen e tij.

Ai thotë se ka qenë në Gjermani kur ka mësuar për masakrën që Dan Hutra ka bërë në shtëpinë ku jetonte bashkëshortja dhe e motra.  Hysa thotë se me ish-kunatin ka folur vetëm një herë në telefon dhe nuk e ka pëlqyer duke ditur dhe rastet e dhunës mbi të motrën.

Pretendimet e Hutrës ishin që fëmija nuk ishte i tij, po Erjon Hysa u shpreh se e motra ishte e gatshme të bënte testin e ADN-së.

Hysa kërkon dënim maksimal për ish-kunatin.

I ati i Elena Hysës tha se e bija me Hutrën ishin njohur dhe më pas janë fejuar përmes shkuesisë. Në fillim ai shton se nuk ka patur dijeni për dënimin e mëparshëm të Hutrës dhe se këtë e kanë marrë vesh, pasi e bija e ka denoncuar.