Sipas njoftimit zyrtar, Policia bën me dije se pasi kanë ekzekutuar 39-vjeçarin, që njihej ndryshe si “Rramami”, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.Policia shton se janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh dhe se në ndihmë të Policisë lokale janë nsiur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.
- Makina e djegur në Elbasan, që dyshohet se është e autorëve të vrasjes së Emiljano Ramazanit ka shkaktuar një zjarr të madh në ullishtet pranë Bradasheshit.
Siç shihet dhe nga FOTO, makina është djegur në një rrugë dytësore dhe si shkak i flakëve, janë djegur dhe disa ullishte aty pranë në zonën mes Paprit dhe Vidhasit rrugës për në Peqin. Makina është tip CLA MERCEDES BENZ.
Elbasaniflash.al