Vrasjet e fëmijëve ndër vite që tronditën Shqipërinë

0
247

Ngjarje monstruoze si ajo në fshatin Gracalli të Fierit, ku fqinji vrau fëmijën 8-vjeç me kazmë kanë tronditur dhe më herët shoqërinë. Jetë fëmijësh që janë marrë nga familjarë apo nga rrethi i të njohurve, më poshtë një historik të ngjarjeve.

Vrasjet mostruoze të fëmijëve

4 shtator 2003
Liljana Mulliri vret Albert Xhihanin 8 vjeç

23 tetor 2007
Shpëtim Ziza përdhunon dhe mbyt Bekim Cengën

30 nëntor 2012
Ardian Prrënjasi vret Juljan Çelën

17 gusht 2016
Jorgo Zani vret nipin Andrea Zanin

5 tetor 2016
Naum Toshi mbyt në gjumë dy fëmijët

4.09.2003
Në shtator të 2003, 8 vjeçari, Alberti Xhihani nga Vidohova e Korçës u shpall i zhdukur. Dy vjet më pas pjesët e trupit të futura në dy thasë u gjetën brenda në pus. Për këtë ngjarje po vuan dënimin bashkëjetuesja e xhaxhait të të miturit Liljana Mulliri. Ajo ka pranuar se në shenjë hakmarrje ndaj partnerit të saj me të cilin kishte konflikte, i masakroi nipin.

23.10.2007
Shpëtim Ziza në tetor të 2007 në Peshkopi, pasi përdhunoi 10 vjeçarin Bekim Çenga, e mbyti me lidhzën e këpucëve. Trupin e hodhi në një përrua në fshatin Tominë. Ai është dënuari përjetë për vrasjen dhe përdhunimin e të miturit. Monstra gjatë kohës së qëndrimit në burg ka tentuar disa herë të vetëvritet.

30.11. 2012
Në nëntor të 2012 në Tiranë u shpall i humbur Juljan Çela asokohe 10 vjeç djali i një agjenti të Antiterrorit në SHISH. Ardian Prrenjasi morri përsipër autorësinë, por trupi i tij nuk u gjet. Pedofili u ndalua teksa kishte rrëmbyer dhe abuzuar me një tjetër fëmijë, I cili shpëtoi nga duart para se ta vriste.

17.08.2016
Në 2016 Jorgo Zani rrëmbeu nipin e tij Andrea Zani. 12 vjecari ishe kthyer nga Greqia për të pushuar tek gjyshërit e tij në Palasë të Vlorës. Krimi ishte makabër. I sëmuri mendor Jorgo Zani i preu kokën dhe bëri xhiro në fshat. Dy vjet më pas u vetëvra duke u hedhur nga tarraca e burgut.

17.08.2016
Në 2016 Jorgo Zani rrëmbeu nipin e tij Andrea Zani. 12 vjecari ishe kthyer nga Greqia për të pushuar tek gjyshërit e tij në Palasë të Vlorës. Krimi ishte makabër. I sëmuri mendor Jorgo Zani i preu kokën dhe bëri xhiro në fshat. Dy vjet më pas u vetëvra duke u hedhur nga tarraca e burgut.

5.12.2016
Naum Toshi nga Korça në 2016 mbyti në gjumë dy fëmijët 4 dhe 6 vjec. Më i rrituri ishte djali i bashkëshortes nga martesa e parë. Më pas Toshi vari veten. Aso kohë të afërmit treguan se 41 vjecari është braktisur nga bashkëshortja dhe jetonte me dy të miturit që ju mori jetën.

/ Abcnews.al