Vrau akisdentalisht regjisoren, padi kundër aktorit të njohur: Nuk ndoqën rregullat e filmit, lejuan revolen e mbushur

0
121

Aktori amerikan Alec Baldwin është paditur nga një anëtar i ekipit të “Rust” pas incidentit me armë ku mbeti e vdekur një kinematografe muajin e kaluar, thanë avokatët. Padia për neglizhencë përshin edhe emrin e përgjegjëses së armëve Hannah Gutierrez-Reed dhe stafit të ngushtë të regjisorit.

Tekniku kryesor i ndriçimit të filmit me buxhet të ulët Serge Svetnoy thotë në padi se vrasja aksidentale “u shkaktua nga veprimet dhe mosveprimet e pakujdesshme” të aktorit kryesor dhe producentit Baldëin dhe të tjerëve.

“Thënë thjesht, nuk kishte asnjë arsye që një plumb i vërtetë të vendosej në atë revolver ose të ishte i pranishëm kudo në setin “Rust” dhe prania e një plumbi përbënte një kërcënim vdekjeprurës për të gjithë në afërsi,” thotë padia, e paraqitur në një gjykatë në Los Angeles.

Baldwin, asistenti i regjisorit Dave Halls dhe Gutierrez-Reed nuk ndoqën praktikën e industrisë së filmit për trajtimin e armëve dhe “lejuan që një revole të mbushur me municion të drejtohej drejt personave të gjallë”, pretendon padia.

Kinematografi Hutchins u qëllua dhe u vra ndërsa Baldëin po provonte një skenë Western të shekullit të 19-të, në të cilën ai qëllon me armë në drejtim të kamerës. Prokurorja e qarkut Santa Fe, Mary Carmack-Altëies, në një intervistë të transmetuar të mërkurën, hodhi poshtë nocionin e një komploti. “Ne nuk kemi asnjë provë,” tha ajo për ABC News.

Baldwin dhe producentët e filmit, që janë përmendur po ashtu në padi, nuk kanë komentuar ende