Vrau bashkëshortin në gjumë, infermierja rrezikon burgim të përjetshëm

0
82

Infermierja 52-vjeçare, Rebecca Searing, po përballet me burgim të përjetshëm pasi theri me thikë për vdekje burrin e saj, 57-vjeçarin Paul Searing, i cili ishte në gjumë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e tyre, më 12 shkurt të këtij viti.

Sipas “The Sun, para se të kryente krimin, infermierja shkroi në kompjuterin e saj “është koha për të vrarë“. Më pas, në panik e sipër, Rebecca telefonoi ambulancën për ndihmë duke raportuar veprimin e saj.

Shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje, por bashkëshorti i saj Paul, nuk mundi të shpëtonte dhe vdiq në spital nga plagët e marra.

Kur policia mbërriti, ata gjetën Rebecca-n të ulur pranë një kompjuteri në katin e poshtëm, ndërsa mjekët ndihmës kujdeseshin për burrin e saj në dhomën e gjumit.

Ajo u tha oficerëve: “Nuk mund ta besoj që unë e bëra këtë gjë.”

Në shtëpi u gjet edhe një thikë e përlyer me gjak.

onja Searing, e cila dyshohet se ishte ‘’e ‘bllokuar’ në një martesë të palumtur’’, me akuza për abuzim në familje nga të dyja palët, mohoi vrasjen e burrit të saj duke thënë se ajo thjesht “humbi kontrollin” në atë kohë.

Në Gjykatë u paraqitën edhe prova të tjera, ku u tha se në kompjuterin e Rebecca-s u gjetën dokumente që kishin lidhje me vrasje.

Një pjesë e provave kishte fjali si: “Mbushja mendjen vetes në fillim, nëse është koha për të vrarë.”

Ajo i tha gjykatës: “Gjëja e fundit që më kujtohet është se Paul tha se jam i pashpresë dhe i padobishëm. Nuk mbaj mend që kam thirrur ambulancën, nuk mbaj mend që e kam therur me thikë dhe nuk mbaj mend të jem ndierë e frikësuar.

Inspektorja Lydia George, e cila merrej me këtë çështje, tha: “Paul Searing humbi jetën në një moment dhune ekstreme. Edhe pse gruaja e tij mund të ketë një lloj pendimi për atë që ka ndodhur, kjo nuk mund të zhbëjë pasojat e veprimeve të saj. Ajo tani përballet me një dënim të përjetshëm dhe një kohë të konsiderueshme pas hekurave.

Gjyqi sot e deklaroi atë fajtore dhe ajo nuk tregoi asnjë farë emocioni kur u shpall vendimi. Zonja Searing do të dënohet në të njëjtën gjykatë të mërkurën, më 7 shtator.