Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me tetë vite burgim, Klajdi Shundin, i cili vrau kunatin e tij në janar të 2021-it.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, 2021 në një banesë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Viktima dhe autori u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas Shundi e qëlloi kunatin Vladimir Zvezhda. Ky i fundit, edhe përse u dërgua menjëherë në spital nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra.
Klajdi Shundi kishte ftuar për Vitin e Ri burrin e motrës Vladimir Zvezhda 42 vjeç.
Ato kanë festuar deri në orën 3:30 të mëngjesit dhe me pas kanë filluar të debatojnë. Gjithashtu grupi hetimorë do të marrë në pyetje të gjithë familjaret që ishin të pranishëm.