Vritet 23-vjeçari shqiptar në Itali, hyri për të ndarë sherrin mes shokut të tij dhe autorit

0
296

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 23-vjeçar ka mbetur i vrarë në Itali. Mësohet se i riu kishte ndërhyrë për të shuar një konflikt të mikut të tij teksa u qëllua me nje shtizë peshkimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Ankona.Sakaq mediat italiane bëjnë me dije se është identifikuar edhe autori. Bëhet fjalë për një shtetas algjerian, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Mësohet se i riu shqiptar u qëllua në gjoks duke humbur jetën menjëherë.