Vuçiç: Fajtori i vetëm është Kurti, do që të nxisë luftë mes NATO-s dhe serbëve

0
40

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dalë në një konferencë për mediat pas trazirave të sotme në Zveçan. Ai thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i vetmi fajtor për këtë situatë dhe se sipas tij, ai kërkon që të nxisë një konflikt mes serbëve dhe forcave të NATO-s.

“Edhe pse ne e kemi thënë qe disa muaj që Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë, pak njerëz deshën ta dëgjojnë të vërtetën. Në tre ditët e fundit, secili mund ta kuptojë se çfarë është përgatitur për sot. Gjithçka është organizuar nga Albin Kurti që të nxitet një konflikt mes serbëve dhe NATO-s, dhe ai është përgjegjësi i vetëm. Ai dëshiron që t’i lajë duart e tij dhe të thotë që kjo situatë s’ka të bëjë asgjë me të”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se se anëtarët e KFOR-it duhej të mbronin serbët, jo kryetarët e zgjedhur ilegalisht. Sipas tij, 52 serbë kanë marrë ndihmë në spital, ndërsa tre prej tyre janë plagosur rëndë./abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu