Vuçiç në Turqi, Erdogan “sfidon” borën, i organizon ceremoni madhështore pritjeje. Shikoni videon

0
165

Një ditë pasi vizitoi Shqipërinë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti për një vizitë zyrtare sot, 18 janar, homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç në Ankara.

Pavarësisht reshjeve të borës në Turqi, Erdogan kishte organizuar një ceremoni pritjeje madhështore për Vuçiç.

Fillimisht parakaluan mbi kuaj përgjatë presidencës. Pas himnit të Turqisë të dy presidentët u drejtuan drejt Presidencës ku do të zhvillohet takimi.

Në kuadër të vizitës, në kryeqytetin Ankara do të mbahet takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi.

Në kuadër të vizitës, në kryeqytetin Ankara do të mbahet takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, presidenti Erdogan inauguroi mbi 520 apartamente të ndërtuara në Laç për familjet e dëmtuara nga tërmeti I 26 nëntorit 2019, si dhe xhaminë e Et’hem Beut. Ndërkohë që si në konferencën për median ashtu dhe në fjalën e tij në parlament Erdogan kërkoi të merreshin masa për gylenistët.