WhatsApp rrezikon të gjobitet deri në 50 milionë euro

0
177

WhatsApp, shërbimi i mesazheve në pronësi të Facebook, rrezikon të marrë një gjobë  deri në 50 milion € për shkeljen e rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

Thuhet se aplikacioni nuk i ka u dhënë informacioni për përdoruesve të vet në lidhje me ndarjen e të dhënave me Facebook.

Javën e ardhshme Komiteti i Privatësisë së BE duhet të diskutojë rastin gjatë seancës plenare të tij me përfaqësuesit e autoriteteve kombëtare të mbrojtjes së të dhënave.

Drejtuesi i thirrjes për veprim kundër WhatsApp është Autoriteti Irlandez i Privatësisë.

WhatsApp mund të marrë një gjobë nga 30 deri në 50 milion € për mosrespektimin e plotë të kërkesave të transparencës të përcaktuara nga Rregullatori i Mbrojtjes së të Dhënave.

Përveç kësaj, autoritetet e privatësisë mund të kërkojnë që WhatsApp të ndryshojë mënyrën e trajtimit të të dhënave të përdoruesit duke qenë më transparent, raporton Ansa.

Ora news