
Barcelona mbrëmë arriti një tjetër fitore, të tretën radhazi në La Liga.
Katalonasit mposhtën në udhëtim 0:3 Sevillan, për t’u ngjitur në vendin e dytë në tabelë.
Në katër ndeshje deri tani në La Liga, Barcelona ka shënuar 11 gola dhe ka pranuar vetëm një, shkruan Gazeta Express.
Së bashku me Real Madridin, skuadra e Xavi Hernandez ka më së shumti gola në La Liga Santander deri më tani.
Dhe, kur vjen fjala te goli, pa dyshim që në mendje të shkon transferi i ri i Barcelonës, sulmuesi polak, Robert Lewandowski.
Ai po vazhdon të shënojë gola dhe po ndihmon jashtëzakonisht shumë ekipin spanjoll. /Gazeta Express/
