Zbardhen ndeshjet e sezonit të ri në Premierligë: Liverpooli e nis kundër Leeds

0
216

Kampioni i Premierligës, Liverpooli, do të përballet me skuadrën e sapopromovuar në ligën elitare angleze, Leeds United, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri 2020/21 në Premierligë.

Sezoni i ri në Premierligë do të nisë më 12 shtator, me takimin mes Liverpoolit dhe Leeds Unitedit, transmeton Gazeta Express.

Arsenali do të luajë si mysafir i rivalit londinez, Fulham, klubi i cili u kthye në Premierligë këtë vit, po ashtu.

Por, ndeshjet Manchetser City kundër Aston Villës dhe Burnley kundër Manchester Unitedit nuk do të zhvillohen më 12 shtator.

Ato do të luhen në një datë tjetër më të vonshme, për shkak të angazhimeve të gjigantëve të Mançesterit në garat evropiane.

Chelsea do të luajë kundër Wolves më 14 shtator në kuadër të javës së parë.

Ndërsa Tottenhami i Jose Mourinhos do të përballet me Evertonin në javën e parë.

Lista e plotë e të gjitha ndeshjeve të Premierligës këtë sezon: https://www.premierleague.com/news/1754980