Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një mesazh publik në finalen e madhe të Eurovision-it, e cila po zhvillohet sonte në Torino të Italisë.
Nëpërmjet një video në Telegram Zelensky i bën thirrje Europës të votojë për këngën e Ukrainës.
“Së shpejti në finalen e Eurovisionit , kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë gjuhën sonë dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë ‘Fitore’! Evropë voto Orkestrën Kalush “, tha Zelensky.