Zelensky “shkon” në Eurovision: Votoni Ukrainën, e gjithë bota do të dëgjojë gjuhën tonë

0
101

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një mesazh publik në finalen e madhe të Eurovision-it, e cila po zhvillohet sonte në Torino të Italisë.

Nëpërmjet një video në Telegram  Zelensky i bën thirrje Europës të votojë për këngën e Ukrainës.

“Së shpejti në finalen e Eurovisionit , kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë  gjuhën sonë dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë ‘Fitore’! Evropë voto Orkestrën Kalush “, tha Zelensky.