Familja e kryefamiljarit Astrit Metos mbeti dje në qiell të hapura për shkak se shtëpia ku ai jetonte bashke me gruan dhe dy fëmijët e mitur u shkrumbua





nga zjarri.Babai dhe kryefamiljari qante në murin e shtëpisë së djegur. Ngjarja e rëndë dhe reagimi i fortë në rrjetet sociale,





ka vënë në lëvizje autoritetet shtetërore që kanë nisur punën për ndërtimin e shtëpisë së re.Fatmirësisht gruaja dhe fëmijët kanë qenë në qendrën





shëndetësore, ndërsa Metua ka tentuar të futet mes flakëve për të shuar zjarrin, shkruan Bë.
Punonjësit e institucioneve përgjegjëse kanë shkuar sot në fshatin Mbrostar Ura në Fier dhe kanë nisur menjëherë punën për ndërtimin e shtëpisë së re. Ndërkohë, familja Metua është në kujdesin e shërbimit social deri në ndërtimin e shtëpisë.“Sot rreth orës 09:50, në Mbrostar Ura, në banesën e shtetasit A. M. ka rënë zjarr. Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e shkaqeve të rënies së tij.”