Zhvilloi vaksinën kundër COVID, shkencëtari rus vritet nga 29-vjeçari

0
50

Shkencëtari rus Andrey Botikov, i cili ndihmoi në krijimin e vaksinës ruse Covid-19 Sputnik V, u gjet i vdekur në banesën e tij të enjten në Moskë. Ai u mbyt për vdekje me një rrip, raportojnë mediat ruse të shtunën.

I dyshuari u arrestua disa orë pasi trupi i Botikov u gjet.Sipas hetuesve, i dyshuari 29-vjeçar e ka mbytur me rrip Botikovin gjatë një debati. Agjencitë e zbatimit të ligjit thanë se vrasja ishte një krim në familje dhe rezultat i një konflikti.

Autoriteti hetues në Rusi tha se vdekja e virologut po hetohet si një vrasje.

“Vendndodhja e sulmuesit u gjet në një kohë të shkurtër. Gjatë marrjes në pyetje, ai u deklarua fajtor dhe u akuzua. I pandehuri ka precedentë të mëparshëm penalë, pasi ka dalë në gjyq me akuzën e kryerjes së një krimi të rëndë. Në të ardhmen e afërt, hetimi planifikon t’i drejtohet gjykatës që të vendosë në paraburgim të pandehurin në pritje të gjykimit”, tha Komiteti Hetimor.