Zjarr në ashensorin e pallatit në një kompleks në mes të Tiranës

0
76

Një tjetër ashensor në një kompleks pallatesh në Tiranë është përfshirë në flakë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nderkohe

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në lagjen “ 1Maji”, ku një ashensor është përfshirë nga zjarri.

Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka pasur banorë të lënduar. Ndërkohë ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet që sollën zjarrin në ashensor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.05.2022, rreth orës 13:45, ka rënë zjarr në ashensorin e një pallati, në lagjen “ 1Maji”, Vlorë. Nuk ka rrezik për banorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/abcnews.al/