Zjarri në malin Shpirag/ 50 trupa të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe një helikopter angazhohen për shuarjen e flakëve

0
77

Prej ditës së djeshme një vatër e madhe zjarri ka rënë në malin e Shpiragut në Berat.

Zjarret janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave dhe temperaturave të larta, ndër ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se janë angazhuar 50 trup të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe një helikopter Cougar.

Dyshohet se shkak i këtij zjarri është bërë një shkarkesë elektrike.

Postimi:

50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha.

Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.

Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër.

Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!