Zjarri shkrumboi apartamentin, pamjet nga pallati në Durrës

0
76
Një apartament është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në Durrës. Përmes pamjeve të siguruara nga ABC News shihet se zjarri i rënë në një apartament në katin e tetë të një pallati 10 katësh kanë shkatërruar gjithçka.

Nga zjarri fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe pas ndërhyrjes së zjarrfikëses, u bë e mundur dhe shuarja e flakëve.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.4, pranë stacionit të trenit. Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit në kohë duke izoluar përhapjen e flakëve ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./abcnews.al