
Një baxho në Krujë është shkrumbuar nga zjarri mëngjesin e kësaj të diele.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në fshatin Gramëz.
“Në një ndërtesë të përpunimit të qumështit, (baxho) në pronësi të shtetasit N. Z., ka rënë zjarr dhe është djegur plotesisht” njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
