ZYRTARE/ FSHF vendos, ja kur nis Superiorja dhe të gjitha kampionatet e tjera në Shqipëri

0
200

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka përcaktuar ditën e sotme datat e fillimit dhe përfundimit të kampionateve kombëtarë për sezonin 2020-2021.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, organi më i lartë i futbollit në vend, ka bërë publike të gjitha datat e përcaktuara nga KE, teksa mësohet se të gjithë anëtarët kanë votuar elektronikisht.

Sezoni 2020-2021 do të fillojë në datë 31 gusht me finalen e Superkupës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Teutës, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe do të përfundojë në datë 29 maj 2021 me finalen e Kupës së Shqipërisë që zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Ja datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve: Kampionati i Kategorisë Superiore fillon më datë 12 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më datë 19 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021. Kampionati i Kategorisë së Dytë fillon më datë 4 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.

Kupa e Shqipërisë fillon më datë 7 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 29 Maj 2021. Kampionati i Kategorisë Superiore për femra fillon më datë 26 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.
Kampionati i Kategorisë Superiore U-21 fillon më datë 4 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.

Kampionatet e Kategorisë Superiore U-17/U-19 fillojnë më datë 20 Shtator 2020 dhe përfundojnë më datë 22 Maj 2021.Kampionatet e Kategorisë së Parë U-17/U-19 fillojnë më date 4 Tetor 2020 dhe përfundojnë më datë 16 Maj 2021. Kampionati i Kategorisë Superiore U-15 fillon më datë 27 Shtator 2019 dhe përfundon më date 30 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore U-13 fillon më datë 27 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 30 Maj 2021.

Fax web