Zyrtare/ Gjermania shkarkon Hansi Flick, humbja turpëruese me Japoninë i “vuri kapakun”

0
188

Hansi Flick nuk do të jetë më trajneri i kombëtares gjermane.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Gjermane e Futbollit ku zyrtarizon zgjidhjen e kontratës me ish-trajnerin e Bayern Munchen.

Shkarkimi erdhi si pasojë e humbjes së djeshme të Gjermanisë ndaj Japonisë me rezultatin e thellë 1-4. Ndërkohë në Kupën e Botës në Katar 2022, Flick nuk arriti ta nxirrte Gjermaninë nga faza e grupeve duke u renditur në vendin e tretë.

Trajneri i përkohshëm i “Pancerave”, për ndeshjen e rradhës miqësore me Francën më 12 shtator, do të jetë Rudi Voller.

Ky i fundit ka qenë më parë tekniku i kombëtares gjermane në Kupën e botës 2002, kur shkuan në finale dhe u mundën ndaj Brazilit. Aktualisht, Voller ishte në postin e drejtorit teknik të ekipit kombëtar.