Zyrtarisht, Santi Cazorla është lojtar i ri i skuadrës së Al-Sadd.
Ish mesfushori i Arsenalit u transferua këtë të hëne në Katar, te klubi që drejtohet nga legjenda e Barcelonës, Xai Hernandez.
Al-Sadd konfirmoi se marrëveshja me lojtarin është arritur dhe se së shpejti ai do të arrijë në Doha për të kryer procedurat e nevojshme para se të nënshkruajë me klubin nga Katari.
35-vjeçari e ndihmoi Villarrealin të bëjë një sezon fantastik, që përfunduan në pozitën e pestë në La Liga, duke u kualifikuar në Europa League. /Gazeta Express/