Zyrtarisht bashkë! Kylie Jenner theu rrjetin me fotot e fundit krah Travis Scott!

0
246

Pas lindjes së vogëlushes Stormi, Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott vendosën të bënin një pauzë në marrëdhënien e tyre pasi gjërat nuk po funksiononin siç duhet.

Megjithëse takoheshin shpesh për shkak të vajzës së tyre, jetët e Kylie-t dhe Travis duket se morën drejtime të ndryshme.

23-vjeçarja u përfol disa herë në mediat e huaja për nisjen e romancave të reja, të cilat nuk rezultuan të vërteta.

Pas gjithë kësaj kohe të ndarë, Kylie dhe Travis duket se e kanë gjetur sërish rrugën për tek njëri-tjetri.

Takimet e shpeshta për shkak të Stormi-t e kanë dhënë efektin, duke bashkuar përsëri çiftin që tashmë s’ka ndërmend të fshihet!

Kylie Jenner ka thyer rrjetin me fotot e fundit krah Travis, me të cilin ka dalë në një date.

 

Me këtë postim, 23-vjeçarja ka lënë të kuptohet se ata janë rikthyer bashkë dhe fansat janë çmendur nga ky lajm! Shumë prej tyre janë shprehur në komente se megjithëse e parandjenin se ishin bashkë, nuk i prisnin në këtë moment këto foto.

icon style