11 vrasës shqiptarë në Angli, drejt vuajtjes së dënimit në Shqipëri

0
51

Vrasësi i Sabina Nessa-s është në mesin e 11 vrasësve shqiptarë të caktuar për t’u larguar nga Britania.

Bisedimet mes kryeministrit Rishi Sunak dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për të lejuar dhjetëra kontrabandistë të burgosur në Angli, të mbarojnë dënimet e tyre në Shqipëri.

Bisedimet mes kryeministrit Rishi Sunak dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për të lejuar dhjetëra kontrabandistë të burgosur në Angli, të mbarojnë dënimet e tyre në Shqipëri.

Burgjet britanike strehojnë më shumë se 1,330 shqiptarë,  grupi më i madh i të huajve pas hekurave.

Një marrëveshje që përshpejton largimin e të burgosurve do të nënshkruhet brenda disa javësh pasi zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit të Burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar, vizituan Shqipërinë në mars. Kjo hapi rrugën për transferime më të shpejta të të burgosurve në këmbim të modernizimit të burgjeve dhe sigurimit të një flote automjetesh burgu.

Sipas “The Sun”, një burim nga shërbimi i burgjeve të Shqipërisë ka thënë: Ekipi i Mbretërisë së Bashkuar vizitoi të gjitha burgjet tona në Peqin, Lezhë, Fushë Krujë dhe Drenovë në qytetin e Korçës. Ata kishin një urdhër të qartë nga ministri anglezë për të na ndihmuar pa vonesë. Ata do të na ndihmojnë të modernizojmë menaxhimin e burgjeve dhe të përmirësojmë sigurinë dhe logjistikën.

 

 

Top Channel