A do të shkrihet LSI si parti? Ja çfarë thotë Kryemadhi

0
73

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përsëritur se nuk do të kandidojë në krye të partisë që aktualisht drejton. Ajo tha se arsyeja kryesore për këtë vendim ishte sepse Shqipëria nuk kishte qenë gati për t’ua lënë stafetën të rinjve.

Ndërsa sa i përket afrimit të 100 ditëve të fundit të mandatit të Metës si president, Kryemadhi la të kuptohej se ky i fundit do të riaktivizohej me LSI-në dhe përmendi gjithashtu edhe grupin e ri “GEN” për të cilët tha se po hartonin politika të reja të cilat do të propozoheshin për përmirësimin e situatës aktuale politike.

Pyetje: Si do ringrihet LSI, si është konceptuar?

Kryemadhi: Kur them ndryshim, e cek dhe veten time. Edhe pse unë jam munduar maksimalisht për të bërë sa më mirë për të rinjtë dhe të rejat, mendoj se Shqipëria nuk isht gati për të kaluar stafetën tek të rinjtë e të rejat duke shitur votën.

Ndërkohë që morën para për të shitur votën dhe më pas pritën të marrin edhe subvencione të tjera. Normal që LSI ka shumë për të bërë por ka edhe shumë për të falenderuar ndaj atyre të rinjve dhe të rejave që kanë arritur të mbledhin 107 mijë vota. Sot LSI mund të jetë modeste në parlament por jo në elektorat.

Pyetje: Meta po hyn në 100 ditëshin e fundit të mandatit si president, si do funksionojë, do jepni dorëheqjen?

Kryemadhi: E para njëherë nuk kam ndërmend të kandidoj si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është ngritur një strukturë e re e cila po punon për hartimin e disa politikave të reja.