Aksident në Itali, përmbyset autobusi i nxënësve, plagosen 20 fëmijë

0
55

Momente ankthi mbizotëruan për 20 fëmijë, të cilët ndodheshin në një autobus shkolle, të përfshirë në një aksident trafiku në Itali. Konkretisht, në orët e mëngjesit autobusi ka devijuar rrugën e tij, në provincën Massa-Carara.

Sipas informacioneve të para disa prej fëmijëve kanë mbetur të plagosur.

Në vendin e aksidentit, i cili ndodhi në një rrugë fshati, tashmë po punojnë disa ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë.

Nga 20 personat që ndodheshin në mjet, 19 janë evakuuar në kohë.

Shoferi, i cili fillimisht mbeti i bllokuar, ishte i fundit që u lirua. Disa nga 19 raportohet se kanë lëndime të rënda.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe dy helikopterë të zjarrfikësve.

Shkolla u shërbeu nxënësve të shkollave lokale.