Aksidenti me një të vdekur në Belsh, arrestohet shoferi që përplasi motorin

0
92

Është arrestuar shoferi i makinës, që përplasi  për vdekje një 15-vjeçar që po lëvizte me motor dhe la të plagosur pasagjerin e motorit gjithashtu 15 vjeç,  në rrugën Belsh-Kuçovë.

Aksidenti tragjik  ndodhi ditën e djeshme, 20 qershor.

Ndërsa policia njofton se i arrestuari me iniciale T.N është banues në fshatin Gjyralë, Cërrik. Mbi të rëndojnë akuzat , “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Belsh – Marinë, është përplasur me një motomjet.

Njoftimi i policisë

-T. N., 34 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Belsh – Marinë, është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit dhe është dëmtuar pasagjeri në të;