“Banda” e majmunëve rrëmben dhe vret foshnjën 1-muajshe

0
102

Një foshnjë u vra nga një “bandë” majmunësh që e rrëmbyen nga mamaja e tij ndërsa ajo po e ushqente me gji.

“Fëmija një muajsh ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë në një fshat në Tanzani kur ndodhi ngjarja e rëndë,” tha policia.

Shayima Said filloi të bërtiste nga tmerri ndërsa majmunët u larguan me Luhaiba-n e vogël në fshatin Mwamgongo.

Komandanti i policisë rajonale të Kigoma, James Manyaman, konfirmoi detajet e incidentit.

“Fëmija ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë së tyre kur një grup majmunësh pushtuan shtëpinë dhe e morën atë”, tha oficeri.

“Ajo bërtiti për ndihmë dhe fqinjët nxituan në shtëpinë e saj për ta ndihmuar që ta kthente fëmijën”, shtoi ai.

Fshatarët arritën të gjurmonin majmunët dhe u përpoqën të çlironin Luhaiba prej tyre gjatë incidentit të tmerrshëm të 18 qershorit.

“Kur erdhën fshatarët ishte tepër vonë sepse foshnja ishte tashmë në duart e majmunëve dhe kur ata u përpoqën ta merrnin me forcë, ai u plagos në kokë dhe në qafë”, tha Manyama.

Luhaiba përfundimisht u lirua, por fatkeqësisht vdiq në spital më vonë ndërsa po trajtohej për plagët e marra, shtoi komandanti i policisë.

Ai zbuloi se incidente të ngjashme ishin “jo të rralla” në fshatra si Mwamgongo që janë afër Parkut Kombëtar Gombe, shkruan The Sun.

Ndërsa majmunët duken të adhurueshëm, krijesat dihet se ngacmojnë, rrahin, grabitin dhe madje rrëmbejnë njerëzit në mes të ditës./Abcnews.al/