Aksidentohet policja e famshme e Elbasanit

0
490

Anisa Kostani, efektivja e Policisë së Elbasanit është përfshirë në një aksident gjatë natës së djeshme në Tiranë.

Mësohet se ajo po udhëtonte pasagjere në një mjet tip “Benz”, i cili

është përplasur me një tjetër automjet tip “BMW” si fillimin dhe nga goditja, janë përplasur pastaj me trafikndarësen

Aksidenti ka ndodhur në mesnatë afër “Kopshtit Botanik”. Të dy janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak për aksidentin dyshohet është bërë mos respektimi i distancës nga mjeti “Benz” ku udhëtonte efektivja Kostani. Drejtuesi i mjetit është arrestuar nga Policia Rrugore

“R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. S. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerja e njërit nga automjetet, shtetasja A. K., 27 vjeçe (punonjëse policie, jashtë orarit të shërbimit), të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se efektivja Anisa Kostani, në gusht të vitit të kalua u pezullua nga detyra pasi përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve dhe medias në rrjetet sociale.

Por Kostani u rikthye detyrë, po në Elbasan, 1 muaj pas pezullimit.

Ajo u bë e famshme, pas disa daljeve në media me një gjarpër, me të cilin jetonte.