ZAVALINA E HARRUAR MES MALESH (VIDEO)

0
104

I ndodhur rreth 44 km nga Elbasani fshati Zavalinë është mbase i vetmi fshat në qarkun e Elbasanit ku dora e pushtetit vendor nuk është njohur kurrë .

Për të mbërritur në këtë fshat të thellë malor, rruga është një sfidë e rrezikshme pasi reshjet e ditëve të fundit e kanë përkeqësuar gjendjen e saj duke e kthyer një burim për aksidente .

Ata banorë që kanë mbetur këtu thonë se jetesa mes maleve sa vjen e vështirësohet për shkak se nuk ka investime. Njerzit sa vijnë e largohen.

Qëndra e fshatit është e boshatisur, tashmë veç shkollës dhe nje lokali të gjitha godinave të tjera që kanë qenë dikur iu është vendosur dryni pasi banorët janë larguar. Ata të rinj që ende jetojnë këtu thonë se ndihen të harruar pasi deri më sot kanë marrë vetëm premtime elektorale boshe ndërsa kryebashkiakun e Elbasanit në 4 vite nuk e kanë parë kurrë në zonën e tyre.
Edhe pse ka një qëndër shëndetësore ,fshati ka mjek vetem një herë në dy javë ndaj për urgjenca shëndetësore banorët janë të detyruar të nisen drejtë spitalit të fshatit Gjinar që është spitali më i afërt. Për shkak të terrenit të vështirë ku ndodhet Zavalina vazhdimisht ka probleme me eergjinë elektrike për shkak të rrjetit të amortizuar. Sipas të dhënave në këtë fshat jetojnë rreth 1000 banorë të cilët edhe këtë dimër do ta kalojnë të harruar mes malesh në pritje të pranverës elektorale.