Aksion në Elbasan, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së, në pranga edhe inspektori, për çfarë akuzohen

0
1986

Një aksion është zhilluar në qytetin e Elbasanit. Në këtë kuadër është arrestuar ish-kryeinspektori i IMT-së në Elbasan. Bashkë me të në pranga ka rënë edhe një inspektor. Akuza që rëndon ndaj tyre është ajo e “shpërdorimit të detyrës”.

Burime bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 5 zyrtarë të bashkisë së Elbasanit, të cilët kanë qenë pjesë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan.

Mësohet se personat në fjalë kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu