Humbën jetën 45 persona brenda, pamjet e autobusit në flakë

0
112

schedule08:31 – 23 Nëntor, 2021

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Bullgari, ku zjarri i rënë në një autobus të Maqedonisë së Veriut ku si pasojë kanë humbur jetën 45 persona mes tyre 12 fëmijë.

Në rrjetet sociale janë publikuar momente nga autobusi në flakë në autostradën e Strumës, 50 km larg Sofjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku autobusi me 52 persona brenda ka marrë flakë.

Sipas autoriteteve pistat kryesore të hetimit janë dy, gabim njerëzor ose defekt teknik i automjetit. /abcnews.al