Aktivizohet klauzola, Griezmann edhe një sezon tek Atletico Madrid

0
72

Antoine Griezmann do të jetë pjesë e Atletico Madrid edhe në sezonin e ardhshëm futbollistik.

Catalunya Radio raporton se Atletico ka aktivizuar klauzolën në marrëveshjen e bërë, që ta mbajë Griezmann edhe një vit në huazim.

Sulmuesi u rikthye verën e shkuar tek Atletico Madrid dhe ka shënuar tetë gola. Ai konsiderohet pjesë e rëndësishme në skuadrën e Simeone. / abcnews.al